Fallxhorja Lindita i sheh letrat Prokurores: Do ta kalosh Vetingun…
Në fund të vitit që lamë pas, emisioni investigativ “Stop” në TV Klan, ka sjellë parashikimet e fallxhoreve për problemet e qytetarëve.
Kamera e fshehtë e “Stop”, ka shkuar te një zonjë e quajtur Lindita në rrugën “Ali Demi” në Tiranë.
“Halli” i qytetares së drejtuar te Lindita, është se nuk ka kaluar vetingun, pasi është prokurore.
Lindita i thotë se i shkojnë shumë persona për çështjen e Vetingut. Në fund, pasi i lexon letrat dhe fatin, Linda i jep sihariqin, se zonja do ta kalojë procesin e Vetingut.
Qytetarja – Linditë, si je?
Lindita – Për mashkull letrat janë shumë të mira.
Qytetarja –Unë e kam për punën më tepër.
Lindita – Të del puna të letrat, po te letrat ka diçka, që duhet të vësh persona! Do vësh persona të punës?
Qytetarja – Unë atë dua të shof njëherë! Atë e kam një çikë me.., më me merak. Unë prokurore jam aty, po na ka kap një çikë frika me këto të vetingut e këto, ee… A do e kaloj?
Lindita – Akoma s’ka mbaru vetingu?
Lindita – Çfarë personash do të vësh?
Qytetarja – Për punën! Personat që i kam në punë!
Lindita – Që i ke në punë.
Lindita – Të vej mashkullin njëherë. Ta vëmë të parin, e kemi me fant.
Qytetarja – Kam hallin e vetingut. A do na hetojnë, a s’do na..?
Lindita – E ke në punë këtë? Për momentin ka një problem të vetin, ose do ketë problem në shtet, por që do ketë një problem shumë shpejt. Nuk të shikoj asnjë problem nga ana e punës.
Qytetarja – Po na e shif njëherë vetëm kshu, a do e kaloj vetingun, apo jo?
Lindita – Do e kalosh. Të gjithë e kanë frikë, ça më vijnë këtu, frikë vetingun kanë. Vëj mashkullin e parë, fantin! Të parin, që futëm! Këtij njëherë nuk i realizohet asnjë gjë. Ta harrojë! Hallakatet kot, sa andej-këtej. Gojëmbël e më the e të thashë. Flit, bëj, orator, i shkathët, por nuk i realizohet. Diçka i ngel pengesë. Person shumë i rëndësishëm. Në shtet është, ja ku e kam 9-tën. Shumë lekë ka. Ja, ku është! Shiko! Mund të jetë pak hijerëndë, por nuk është njeri i keq. Këtu në shtet, ku është, mund të bëjë punën e vet. Është i detyrum, të bëj punën, por nuk është zemërkeq, nuk është njeri i keq. Ça do të shikosh tjetër?
Qytetarja – Hëëë, nëse do arrij të vij te Gjykata e Tiranës… Këtë!
Lindita – Do të duhet kohë, akoma jo! Bllokuar të bie. Ka të tjerë përpara teje për aty. Do të plotësohet, për t’u plotësuar, por do shumë.
Lindita – Shumë kohë. Nuk e shikoj tani. Po erdhe këtu edhe më shumë lekë ke. Ja ku e ke, por që nuk e ke tani, rrushe.