Eurovizion 2025/ Nga Suedia e deri tek Finlanda, ja kush janë shtetet që kryesojnë me klikimet në Youtube

Me afrimin e finales së madhe të Festivalit të 69-të të Eurovizionit 2025 , interesi po arrin kulmin dhe videot e 37 hyrjeve po mbledhin miliona shikime në YouTube. Fituesi i madh i eventit do të shpallet më 17 maj në Bazel të Zvicrës, por deri atëherë bota po i shikon artistët konkurrues dhe materialin që do të prezantojnë në skenë, përmes materialit audiovizual që është publikuar në rrjetet sociale dhe YouTube. Edhe pse numrat nuk garantojnë fitoren, ata shpesh parashikojnë ndikimin që një pjesë do të ketë në skenë.
Ja pesë këngët që aktualisht kryesojnë në shikime:
1. Suedia – KAJ me “Bara Bada Bastu”
Hyrja e Suedisë kryeson me një diferencë të madhe, duke mbledhur 7.2 milionë shikime. Përveç kësaj, në parashikime, Suedia është në krye deri tani. Videoja e grupit KAJ shquhet për karakterin e saj humoristik dhe ekscentrik, elementë që pasqyrojnë plotësisht interpretuesin kryesor, Jakob Norgaard. Kënga “Bara Bada Bastu” është ndër pesë favoritet më të mëdha të basteve, gjë që forcon pritshmëritë për një ecuri shumë të mirë në garë.
2. Polonia – Justyna Steczkowska me “GAJA”
Në vendin e dytë për më shumë shikime në YouTube është këngëtarja polake e vlerësuar me çmime Justyna Steczkowska me këngën “GAJA”, duke numëruar tashmë 4.1 milionë shikime. Edhe pse nuk konsiderohet si e preferuara nga basteshkruesit, Steczkowska është një figurë ikonë në vendin e saj, me 19 albume në kredinë e saj dhe mbi 200 këngë. Ajo kishte përfaqësuar sërish Poloninë në Eurovizion në vitin 1995, dhe ishte gjithashtu gjyqtare në “The Voice of Poland”.
3. Holanda – Claude me “C’est la vie”
Claude Kiabé, i njohur si Claude, zë vendin e tretë me 3.5 milionë shikime. Këngëtari i ri tashmë ka një sukses të madh me “Ladada Mon Dernier Mot”, i cili kaloi 57 milionë transmetime. I vlerësuar si “Artisti më i mirë i vitit” nga stacioni radio Qmusic, Claude publikoi albumin e tij të parë “Parler Français” në 2024.
4. Estonia – Tommy Cash me “Espresso Macchiato”
Me 3.3 milionë shikime, ekscentriku Tommy Kass nga Estonia vijon në vendin e katërt. I njohur për performancat e tij provokuese dhe eksperimentale, këngëtari ka performuar në disa nga festivalet më të mëdha evropiane, duke përfshirë Glastonbury, Sziget dhe Roskilde.
5. Finlanda – Erika Vikman me “ICH KOMME”
Kënga “ICH KOMME” e Erika Vikman nga Finlanda ka arritur 3 milionë shikime dhe mbyll listën e videove më të njohura të konkursit të këtij viti. Këngëtarja ka publikuar një album dhe rreth dhjetë single, duke e vendosur atë në skenën e popit finlandez me stilin e saj të veçantë elektro dhe disko.