fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Euro 2024, një autogol nga rekordi: Turqia e ka pësuar më keq, Franca ka gëzuar më shumë

Share

Në Euro 2024 është zbuluar goleadori që nuk e pret, autogoli. Me atë të Muldur në çerekfinalen e fundit mes Holandës e Turqisë, kur për të ndalur Gakpo e dërgoi topin në rrjetë duke i shkaktuar humbjen kombëtares së tij, numri i autogolëve të realizuar në kampionatin Europian gjerman ka shkuar në 10. Rekordi është 11, është arritur në edicionin e kaluar të vitit 2021, por është lehtësisht e imagjinueshme se Euro 2024 mund ta marrë vendin e parë.

Interesant është fakti se, në kohën kur shënuesi më i mirë në kampionatin Europian ka vetëm 3 gola pas 5 ndeshjesh, përcaktues po bëhen golat në portën e gabuar. Franca e ka shfrytëzuar më mirë këtë gjë, sepse nga 3 gola të shënuar 2 i ka me… autogol. E pikërisht autogolin e kujtojmë mirë sepse rrezikoi humbjen e Shqipërisë me Kroacinë në ndeshjen e dytë të Euro 2024.

10 GOLA NË PORTËN E GABUAR

Janë shumë më tepër ata që kanë kujtime të hidhura: e nisi Rudiger, që i shënoi pabesisht Neuer në sfidën kundër Skocisë. Pastaj Harnac në ndeshjen mes Republikës Ceke dhe Portugalisë. Nuk mbeti prapa edhe austriaku Ëober që tundi rrjetën e portës së tij duke lejuar Francën të fitonte. Gjasula lumturoi për pak Kroacinë, ndërsa Calafiori nxorri jashtë loje Donnarumma, duke i dhënë fitoren Spanjës. Edhe në favore të Portugalisë mbërriti autogoli i turkut Akaydin, që është kombëtarja që i ka bërë më keq vetes së të tjerat. Holandezi Malen habiti Koeman me mënyrën si i dha avantazhin Austrisë, ndërsa spanjolli Le Normand iluzionoi Gjeorgjinë, në tentativë për të paraprirë Kvaratskhelia, para se Furitë e kuqe të ktheheshin me poker.

Lexo më tejVideo/ Turqia shënon autogolin më absurd të Europianit: Portugalia tris, CR7 i ‘fal’ golin Brunos

Në 1/8 pastaj ishte Vertonghen, që kualifikoi Francën 5 minuta nga fundi, në një goditje jo të parezistueshme të Kolo Muani, e në çerekfinale devijimi fatal i Muldur. Domëthënëse është e dhëna se 67% e autogolave në historinë e Europianëve janë realizuar në dy edicionet e fundit, ku është shënuar në portën e gabuar 21 herë.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button