Euro 2024, nisin ndeshjet e fundit: Skocia e Hungaria me shans kualifikimi në Grupin A
Pasi kanë përfunduar ndeshjet e dyta, tashmë luhet raundi i fundit i fazës së grupeve në Euro 2024, që do të përcaktojë edhe 16 ekipet që do të vazhdojnë rrugën drejt trofeut. Tani ndeshjet e secilit grup do të luhen në një ditë, e në të njëjtën orë, duke nisur me Grupin A ku bën pjesë Gjermani, Zvicra, Skocia e Hungaria.
Me skuadrën e Nagelsmann të sigurtë për kalimin, në vendin e parë me 6 pikë, humbja me Zvicrën do të ishte zbritje në vendin e dytë. Helvetët janë të kualifikuar me 4 pikë, por do të provojnë të kenë një short më komod, se ai që rezervon vendi i dytë. Gjermania ka pësuar vetëm një gol në dy ndeshje, ndërsa ka shënuar 7, gjë që sigurisht është një mesazh për Shaqirin e Xhakën.
Lexo më tej: Video/ Zvicra i përgjigjet Gjermanisë: tris ndaj Hungarisë, me gabimin fatal të Orban
Skocia e Hungaria janë gjithashtu nën ethet e kualifikimit, edhe pse britanikët kanë një pikë dhe magjarët 0. Një fitore e secilës do të vlente një nga vendet e treta më të mira në grupe, që shkojnë në 1/8. E gjithë çështja është të evitohet barazimi, që do ti komplikonte punët e të dy kombëtareve.
Huazuar nga Lapsi.al