Aktualitet dhe Lajme

Escobar ‘rishpalli’ non-grata Berishën/ Meçaj: I bën thirrje opozitës të organizohet sa më shpejt! Kthupi: Anëtarësia të drejtohet tek Basha

Share

Deklaratat e Escobar se opozitës i nevojitet një lidership që nuk përfaqëson më kohën e shkuar u diskutuan sot në ‘Repolitix’ me moderatorin Denis Minga.

Sekretari i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi shprehet se Escobar ka dashur të thotë që zgjidhja nuk është Berisha dhe anëtarësia duhet të drejtohet tek zoti Basha.

‘Ky qëndrim vazhdon e shpaloset edhe sot në lidhje me zotin Berisha. Çështja e kreut të PD-së është e ezauruar në dy kampet, tek nhjëra është zoti Berisha tek tjetar është zoti asha. Ajo që ngelet për të provuar se cili nga këta të dy do jetë kreu i PD-së.

Deduksioni më i thjeshtë është që nëse ka një drejtues të PD-së, drejtuesi që nuk mund të jetë është zoti Berisha, i vetmi që mund të jetë është zoti Basha. Për sa kohë zgjedhja, PD nuk është individi, anëtarët janë, do zgjedhin. Është zgjedhje mes këtyre të dyve. Shtetet e Bashkuara nuk duan zotin Berisha si drejtues të PD-së dhe duhet të drejtohet tek zoti Basha’, tha Kthupi.

Avokati Përparim Çaça shton më tej se ky mesazh mund të kthehet në bumerang pasi populli opozitar mund të solidarizohet më tej me Rithemelimin dhe Berishën.

‘Nuk është ndonjë e re nga fronit i perëndimit. Është qëndrimi i administratës amerikane. Është për zotin Berisha. Besoj se është komunikim diplomatik, janë mesazhe kontraproduktive, kthehen bumerang. Sepse edhe me zotin Berisha më parë u pa se ishte viktima. I forcon rradhët e atyre, që janë si skuadër dhe del dikush me të kuqe.

Problematike është personazhi që e thotë. Zoti Escobar ka qenë i dështuar në misionin e tij në ballkan. N bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, nuk ka pasur avancim. Ka gabuar në qasjen ndaj kryeministrit të Kosovës, duke u sjellë si shef. Nuk ka pasur sukses edhe në Shqipëri. Me këtë mesazh Rithemelimi do ti shtojë rradhët. Ka bërë efekt të kundërt’, shprehet Çaça.

Analisti Arben Meçaj thekson se Escoba e vë gishtin e fajit tek opozita pasi duhet të kontrolljë veprimtarinë e qeverisë dhe këtë gjë ka çeduar ta bëjë vitet e fundit.

‘Escobar nxjerr dy probleme serioze: kërkon një opozitë që të balancoj dhe ti rrijë përballë qeverisë dhe transmeton se është prishur ekuilibri në Shqipëri. Dhe problemin tek opozita. Një opozitë e dobët prish ekuilibrat në politikë. Qëndrimi amerikan 3 vjetët e fundit, me këtë lidership pasojat janë deformim dhe një opozitë që nuk është alternativë. Gjithë debati që kemi thënë është rojtari, e mbulojmë me faktin se fajin e ka Berisha. Qeveria ka dalë jashtë kontrollit falë mungesës së instrumentit të kontrollit.

Escobar e vë gishtin që kjo opozitë nuk e kryen funksion. Zgjidhja është opozitë organizohu sa më shpejt. I drejtohet atij faktori që ai e njeh. Nuk është as lidershipi Basha as Berisha. Asnjërit nuk i drejtohet. I drejtohet popullit demokrat. Vetë opozita duhet të bëjë një reformim të plotë. Nuk e kontrollon më njeri qeverinë. I vetmi instrument është parlamenti përmes opozitës, nuk po e kryen këtë’, tha Meça.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button