Aktualitet dhe Lajme

Erion Braçe largohet nga qarku Fier, angazhohet për zgjedhjet në Tiranë

Share

Prej ditësh po flitej se deputeti socialist Erion Braçe, pas disa mandatesh dhe angazhimi në qarkun e Fierit, do të zhvendoset në një qark tjetër për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

E së fundmi, burime për Euronews Albania kanë konfirmuar këto lajme.

Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar pasdite e djeshme në Divjakë, kryesocialisti Edi Rama, ka vendosur që Erion Braçe të mos jetë më deputet i qarkut të Fierit.

Sipas të njëjtave burime, bëhet me dije se deputeti socialist me vendim të Ramës është zhvendosur në Tiranë, duke ndryshuar kështu pas shumë vitesh arenën e tij politike.

Pak muaj larg nga zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama, ka bërë disa ndryshime në angazhimin e socialistëve në terren.

Më lëvizjen e Braçes, PS-ja ka 6 drejtues politikë në qarkunn e Tiranës. Ai do t’i bashkohet, Ogerta Manastirliut, Elisa Spiropalit, Blendi Gonxhes, Ervin Hoxhës, Erion Veliajt për të vijuar punën me angazhimin e strukturave të partisë në kryeqytet në qarkun e Tiranës, ku në total dalin 37 mandate deputetësh. Me sa duket Veliaj eshte ‘rrethuar” nga shume figura te PD.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button