Presidenti Ilir Meta ka ndarë një status në rrjetet sociale, në 554 vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Meta thotë se vepra e pavdekshme e simbolit përbashkues do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, kështu Meta oronizon edhe Presidentin turk Erdogan i cili nuk pranoi ta takoje. “Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh! Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar”, shkruan Meta./albeu.com/