Aktualitet dhe Lajme
EMRI/ U aksidentua me fouristradën e këngëtarit grek, ndërron jetë 20-vjeçari shqiptar
Një i ri shqiptar ka humbur jetën paraditen e sotme në Menidi të Greqisë. Mjeti ku po udhëtonte shqiptari u përplas kokë më kokë me fouristradën e këngëtarit grek Janis Ksanthopoulos, 24 vjeç dhe më pas devijoi duke i rënë një shtylle. Viktima është identifikuar si Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës. Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të plagosur lehte dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë arrestuar nga policia.
Huazuar nga StartNews.