Aktualitet dhe Lajme

Emri/ Tentoi të vidhte një automjet, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

Share

Policia e Durrësit, ka vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi po tentonte të vidhte një automjet në lagjen nr. 13.  Hasan Zylfa, banues në Rrashbull u kap në flagrancë, teksa ai ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje.

Sakaq, u sekuestrua një çelës fiktiv, me të cilin 28-vjeçari tentonte të kryente vjedhjen.

U kap në flagrancë, gjatë tentativës për të vjedhur një automjet, arrestohet 28-vjeçari. Ky shtetas, i dënuar më parë për të njëjtin krim.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Policisë Plazh, pas njoftimit se në lagjen nr. 13, po tentohej të vidhej një automjet, është finalizuar operacioni policor i koduar “Tentativa”.

Gjatë operacionit u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit H. Z., 28 vjeç, banues në fshatin Rrashbull.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një çelës fiktiv, me të cilin 28-vjeçari tentonte të kryente vjedhjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button