Aktualitet dhe Lajme

EMRI/ Ishte zhdukur prej dy ditësh, policia gjen trupin e pajetë të 50-vjeçarit në Gjirin e Hartës

Share

Një 49-vjeçar nga Tirana, i identifikuar si Naim Likometi, i shpallur i zhdukur që prej mëngjesit të 8 marsit 2025, vetëm pak më parë, policia ka gjetur trupin e pajetë të tij në plazhin e Gjirit të Hartës.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”, është gjetur i pajetë shtetasi N. L., 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur.

Trupi i këtij shtetasi u gjet si rezultat i kërkimeve të pandërprera të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, pas kallëzimit të bërë dje nga bashkëshortja e 50-vjeçarit, për humbjen e kontakteve me të.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button