Aktualitet dhe Lajme

EMRI/ Dh*nohet një person në Sarandë, policia shoqëron një nga autorët, tjetri në kërkim

Share

Dhunohet nga dy persona shtetasi Orgito Brehama. Ngjarja në rrugën “Gjergj Araniti” në Sarandë.

Brehama dyshohet se është qëlluar me dërrasë dhe me dorezë.

Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë një konflikt i mbartur prej datës 2 janar 2025, kur në fshatin Gjashtë pati përplasje të dhunshme dhe me armë mes disa personash.

Për ngjarjen e sotme policia ka arritur të shoqërojë një prej të dyshuarve, shtetasin Andrea Nanai. Po punohet për kapjen edhe të të dyshuarit të dytë. Brehama ndërkohë po merr ndihmën e parë në urgjencën e Sarandës.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button