Aktualitet dhe Lajme
EMRI/ Aksidenti tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, identifikohet viktima

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti me pasojë vdekjen e një personi mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Sipas raportimeve nga policia, kamioni i drejtuar nga 28-vjeçari me inicialet K.Z., ka përplasur për vdekje 51-vjeçarin Arben Tanushi i cili drejtonte një motor.
Aksidenti ka rezultuar fatal për 51-vjeçarin i cili pavarësisht ndihmës së parë nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.
Burime bëjnë me dije se policia ka shoqëruar në komisariat 28-vjeçarin me inicialet K.Z., ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.