Aktualitet dhe Lajme

Emrat/ Katër kryebashkiakë kërkojnë të bëhen deputetë!

Share

Burime brenda Partisë Socialiste, bëjnë me dije për Albeu.com se në listën e Tiranës, do të ketë më shumë gra në listën e sigurtë sesa burra, ndërsa deputetët me më shumë se një mandat nuk do të jenë në listë të sigurt.

Drejtuesit politik do të jenë në listën e mbyllur, por edhe disa nga ministrat si në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë.

Ndërkohë, katër kryebashkiak kanë shprehur interesin për të qenë në listën e kandidatëve për deputet.

Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, i cili është edhe drejtues politik i qarkut ka shprehur interesin për të qenë në listën e kandidatëve për deputet. Po ashtu një vend në listë e kanë kërkuar edhe kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj, kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Mema, dhe kreu i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi.

Kujtojmë se emrat e kandidatëve për deputetë duhet të dërgohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deri më 12 mars. /albeu.com/




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button