Aktualitet dhe Lajme

Elbasan/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 4 të plagosur

Share

Një aksident ka ndodhur rreth orës 17:40 në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”. Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, ku si pasojë janë plagosur 4 persona.

Automjeti i drejtuar nga shtetasi K. R., 36 vjeç, u përplas me automjetin e drejtuar nga shtetasi O. L., 33 vjeç.

Si rezultat i aksidentit, 4 pasagjerë që ndodheshin në këto dy automjete janë dëmtuar dhe tashmë po marrin asistencë mjekësore në spital. Pasagjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është aktivizuar për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button