Aktualitet dhe Lajme
Ekzekutoi kunatin pasi i kishte përdhunuar vajzën, gjykata greke jep vendimin për 50-vjeçarin shqiptar
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/01/Erjon-dhe-Fatmiri-776x470.jpg)
50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin 33—vjeҫar, pasi mësoi se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij prej vitesh është rikthyer në burg me një vendim të ri të gjykatës.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Volosit, e cila miratoi propozimin e prokurorit dhe kërkoi për ndalimin e përkohshëm të 50-vjeçarit, i cili deri më sot qëndronte në arrest shtëpiak, për shkak të mosmarrëveshjes mes prokurorit dhe hetuesit.
Rikujtojmë se 50-vjeçari ka vrarë me armë gjahu kunatin 33-vjeçar, pasi mësoi se prej vitesh i kishte përdhunuar vajzën dhe e shantazhonte me video intime.
Menjëherë më pas është dorëzuar në polici.