Aktualitet dhe Lajme

Eksperti i kriminalistikës: 24 orë para operacionit të kërkuarit kanë qenë në Shqipëri

Share

I ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se flitet për dekonspirim pasi nuk është e mundur që një numër i madh i personave që kërkoheshin nuk gjenden edhe pse 24 ore më parë kanë rezultuar në Shqipëri.

Për më tepër Karamuço u shpreh se grupet kriminale kanë qenë të informuar duke përfshirë këtu edhe politikan apo dhe pjesëtar të grupeve kriminale.

“Edhe shifrat vet flasin për dekonspirim se nuk mund të ndodhte që një numër aq i madh personash të mos ishin këtu kur 24 orë përpara ishin në Shqipëri. Kanë qenë të informuar futur këtu dhe politikan futur këtu edhe pjesëtar të grupeve kriminale”, tha Karamuço.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button