Efektivi i Rrugores u dhunua për shkak të detyrës, shpallet në kërkim një person në Kukës

Uniformat blu kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim një person i cili dyshohet se dhunoi për shkak të detyrës një efektiv policie në Kukës ndërsa vijojnë hetimet edhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Sipas raportimeve, pak ditë më parë efektivi i policisë ndaloi disa persona gjatë kohës që ishte në detyrë ndërsa sot u godit nga disa persona.
Efektivi i policisë ka bërë kallëzim pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë. Ndërkohë shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle për kapjen e personit të identifikuar nga ana e uniformave blu.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 17:00, Inspektor Q.D, punonjësi i Policisë Rrugore në DVP Kukës, ka njoftuar se në rrugën për në fshatin Pobreg, është konfliktuar fizikisht me disa persona për shkak të detyrës.
Punonjësi i Policisë aktualisht është duke dhënë kallëzim pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë.
Nga veprimet e para është identifikuar njëri prej personave që punonjësi i Policisë ka debatuar për shkak të detyrës ditë më parë.
Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, së bashku me grupin hetimor po punojnë për identifikimin dhe të personave të tjerë, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle për kapjen e personit të identifikuar nga ana e Policisë.