E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re anëtari i Gjykatës së Lartë (FOTO)
Ditën e sotme, anëtari i Gjykatës së Lartë Darjel Sina, është ndarë nga jeta në moshën 45-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Lajmin për ndarjen nga jeta të gjyqtarit, e dha përmes një njoftimi Gjykata e Lartë, e cila shkruan se Sina la boshllëk të madh për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.
Sina humbi jetën në intubim tek QSUT, ndërsa ka qenë për t’u mjekuar më herët edhe jashtë vendit.
Darjel Sina, i’u bashkua trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, në prill të vitit 2022.
Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, me anë të një reagimi i ka shprehur ngushëllime familjes.
Njoftimi i Gjykatës së Lartë:
“Me trishtim të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Darjel Sina.
Sina i’u bashkua trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në prill të vitit 2022, dhe vinte në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë dhe kontributi të rëndësishëm në fushën e së drejtës.
Ndarja e tij nga jeta krijon një boshllëk të madh për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.
Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të dashurit e tij. Jemi pranë jush me zemër dhe mendje.
U prehtë në paqe!”, thuhet në mesazhin e Gjykatës së Lartë.