Aktualitet dhe Lajme

E rëndë në Stamboll/ Përfshihet nga flakët kati i parë i një pallati, 12 të vdekur

Share

Një zjarr shpërtheu në katin e parë të një pallati 16-katësh në Sisli të Stambollit, ku humbën jetën 12 persona dhe 11 morën lëndime, shtatë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikëset dhe ekipet mjekësore.
#SONDAKİKA | Can kaybı artıyor

📌Şişli’de 16 katlı binada yangın: 7 ölü

🔗https://t.co/CmMMGIaTas pic.twitter.com/xtIctU9tUa

— Halk TV (@halktvcomtr) April 2, 2024
Në njoftimin e administratës së Stambollit, thuhet se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga punimet e rinovimit.

Sipas njoftimeve, një shpërthim ka ndodhur në skenën e klubit të natës të quajtur Masquerade, që ndodhet në katin përdhes të një pallati 16-katësh, i cili ishte i mbyllur për Ramazan teksa po rinovohej.

Pas shpërthimit ka rënë zjarr në lokalin e natës. Ndërsa zjarri u përhap, klubi dhe ndërtesa u mbushën me tym.

Në atë moment, ata që ishin në klub dhe në ndërtesë mbetën të bllokuar.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button