Aktualitet dhe Lajme
E rëndë në Pogradec, 43-vjeçari rrëzohet në banesë dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Pogradec. Mësohet se një 43-vjeçar është rrëzuar në banesën e tij dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.
Ambulanca mbërriti në banesën e 43-vjeçarit por fatkeqësisht ai nuk arriti të mbijetojë. Aktualisht trupi i viktimës ndodhet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore.
Sipas raportimeve, policia e Pogradecit po merr në pyetje familjarët e 43-vjeçarit për të zqaruar rrethanat e ngjarjes.