Aktualitet dhe Lajme

E rëndë në Kosovë! Shembet objekti i pabanuar, ndërrojnë jetë 3 fëmijë

Share

Tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në fshatin Jabllanicë të komunës së Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elzaj nga Policia e Gjakovës.

Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit”, ka thënë Elzaj.

Ai ka theksuar se personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e tre fëmijëve.

Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, ka theksuar Elezaj.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button