Aktualitet dhe Lajme

E rëndë në Kolonjë, digjet për së gjalli 40-vjeçari brenda kasolles

Share

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Oseckë në Leskovik, ku një person është djegur brenda një kasolleje.

Ka qenë vëllai i viktimës, i cili ka njoftuar policinë.

Ai ka thënë në polici se bashkë me të vëllanë, kishin konsumuar alkool dhe më pas ai është larguar për të fjetur në kasolle.

40-vjeçari është djegur i gjallë brenda kasolles.

Aty dyshohet se mund të ketë ndezur zjarr dhe nga pakujdesia flakët janë përhapur kudo, ndërsa 40-vjeçari është djegur brenda kasolles.

Identiteti i viktimës nuk dihet për momentin.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button