Aktualitet dhe Lajme
E rëndë në Gjirokastër/ Raportohet për përdh*nimin e një vajze të mitur

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Gjirokastër. Policia njofton se ka ndaluar një të ri, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Çështja po hetohet nga prokuroria për të mësuar si qëndron e vërteta. Për momentin nuk raportohen më tepër të dhëna. Më poshtë njoftimi shkurt i Policisë së Shtetit.
Komisariati i Policisë Gjirokastër ndaloi shtetasin V. R., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Huazuar nga Lapsi.al