Aktualitet dhe Lajme

E rëndë në Elbasan/ Infermierja 28-vjeçare hidhet nga pallati dhe gjen vdekjen, la pas fëmijën 2-vjeç

Share

Paraditen e sotme, një ngjarje tragjike është regjistruar në Elbasan, ku një grua 28-vjeçe, i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani”.

Ende nuk dihet mosha e saktë e viktimës, por mësohet se ishte nënë e një fëmije 2-vjeç. Ajo punonte si infermiere pranë repartit të neurologjisë, në spitalin rajonal të Elbasanit.

Burime bëjnë me dije se e ndjera banonte me qira ne katin e dytë të pallatit dhe është ngjitur në katin e pestë, pasi ka lënë xhupin dhe telefonin, është hedhur nga lartësia, duke gjetur vdekjen në vend.

Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë gruan drejt këtij akti ekstrem.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, shtetasja K. Z., rreth 28 vjeçe, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button