Aktualitet dhe Lajme

E rëndë në Elbasan, 36-vjeçari hidhet nga lartësia e pallatit, transportohet me urgjencë në spital

Share

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 36-vjeçar, është hedhur nga lartësia e pallatit ku jetonte, duke tentuar t’i japë fund jetës.

Policia bën me dije se; i riu është transportuar drejt spitalit.

Paraprakisht, dyshohet se 36-vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Sakaq, grupi hetimor në vendngjarje po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button