Aktualitet dhe Lajme

E rëndë, gjendet një foshnje e porsalindur brenda një çante në mes të rrugë

Share

Një ngjarje e rëndë, është regjistruar në Londër, ku një foshnje  e porsalindur është gjendur brenda një çante në mes të rrugës, ndërkohë që temperaturat ishin nën zero.

Foshnja u gjet nga një burrë mbrëmjen e djeshme, teksa po shëtiste me qenin e tij.

Sipas The Sun, foshnja ishte e mbështjellë vetëm me një peshqir.

Burri u kujdes që ta mbante ngrohtë, derisa të vinte ambulanca.

“Ne i bëjmë thirrje nënës së tij të telefonojë, ose të vijë në spitalin më të afërt”, tha policia në një deklaratë.

Gjithashtu, policia shprehet se foshnja është jashtë rrezikut dhe i ka bërë thirrje nënës, mes frikës se ajo mund të ketë nevojë për trajtim mjekësor.

Sipas policisë, foshnja është gjetur rreth orës 21:13.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button