Sokol Mjacaj merret në pyetje, zbardh detaje për vrasjen e Arben Lleshit në burgun e Peqinit
Autori i vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj, po merret në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Sipas burimeve, Mjacaj ka dhënë detaje për ngjarjen dhe ka zbardhur mekanizmat.
Sakaq, Sokol Mjacaj, ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme vendimin për izolimin e tij në regjimin “41 Biss”, ku ai ishte parashikuar që të futej para se të ekzekutonte Lleshin.
Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015.
Prokuroria e Elbasanit, ka si pistë kryesore hetimi, atë të vrasjes më pagesë, por Sokol Mjacaj ka deklaruar se me viktimën ka pasur konflikte.
Ai u ka thënë më herët hetuesve se Arben Lleshi, nuk e ka pranuar në sektorin e tij, prandaj konflikti mes tyre ka degraduar deri sa të premten vendosi ta qëllonte me armë.
Ndërsa për armën, ai ka deklaruar se e ka marrë rreth 20 ditë para ngjarjes, ndërsa mendohet se pistoleta u fut në qeli nga hyrja kryesore, duke përfituar nga situata që skaneri ishte jashtë funksionit prej disa javësh.
Dyshimet janë se Mjacaj mori 200 mijë euro për “kokën” e Arben Lleshit.