Aktualitet dhe LajmeHistori dhe TregimePërditshmëri

E n’çfarë partie bën pjesë ti, o Zabit?

Share
E n’çfarë partie bën pjesë ti, o Zabit? – e pyetën fshatarët e tij Zabitin, pas tranzicionit, në një dasmë.
– Për nder, – tha Zabiti – kam mbet pa parti.
-Si ore, paske mbetur pa parti, që janë me aq bollëk? – i tha njëri nga të pranishmit.
– E dini si e ka pësuar Zabiti, o burra, – tha hoxha i katundit që ishte ulur në krye të vendit. Njëherë moti njëri kishte vendosur me e prish zabelin e me e ba tokë buke.
Një ditë para, në mbrëmje, i zoti e thirri hoxhën, shkuan në zabel dhe, me një dua, u bëri thirrje gjallesave të ikin që të mos digjeshin, sepse do t’i vinin zjarrin zabelit.
Nesër, në mëngjes, i vunë zjarrin zabelit. Mbasi u dogj zabeli, u nisën për ta punuar tokën, për ta kthyer në arë. Zabelit akoma i dilte tym, kurse në majën e një lisi, fishkëllente një gjarpër që rrezikohej nga flaka. Punëtorët u habitën kur e panë, kur i zoti i zabelit, i tha:
– Po ç’pate, more gjarpër, që paske mbet këtu? Ne të lajmëruam që të largohesh.
-Po, po, tha gjarpri, – por unë, siç e shikoni, kam dy kokë. Njëra më thoshte shko terma e tjetra shko tëposhtë. Unë nuk dija çfarë të bëja dhe mbeta këtu në vend.
Shënim: Tregim i huazuar nga libri “ALEGORIA E DIBRES, FILLOZOFI E SHEKUJVE” të autorit dibran Mevlud Buci
Back to top button