Aktualitet dhe Lajme
E FUNDIT/ Grabitet me armë një biznes në “Myslym Shyri”

Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.