Aktualitet dhe Lajme

E dashura e penditos shënjestër e tritolit në Elbasan/ Gjovana Nikolli pak ditë më parë kërcënoi në instagram të dashurën e Nuredin Dumanit

Share

Brenda banesës së katit të 4 ku shpërtheu lënda plasëse në Elbasan, ku mbeti i plagosur një 26-vjeҫar, jetonte shtetësja Gjovana Nikolli së bashku me motrën e saj.

Nikolli rezulton të jetë e dashura e Amarildo Nikolli Aloas Xhenje, i cili është bërë i penduar i drejtësisë dhe dosja e tij po hetohet nga SPAK.

Ai u ndalua në Vlorë rreth 1 vit më parë, e ndërsa kishte dyshime se në qytetin bregdetar do të kryente një vrasje.

Sipas të dhënave, pak ditë para shpërthimit me lëndë plasëse, ajo ka shpërndarë një video live duke folur mbi të dashurën e të penduarit tjetër të SPAK, Nuredin Dumani.

Mes të tjerash, me tone kërcënuese Gjovana Nikolli i thotë: “O Nuredin Dumani të bëj thirrje ta mbash të dashurën tënde ti, se po ta kapa këtu nëpër Itali se ke idenë ça mund ti bëj….”.

Burimet për Ora News, bëjnë me dije se ajo bashkë me motrën e saj, kanë qenë në banesën e saj në momentin e sulmit.

Para policisë së Elbasanit, nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim duke u shprehur e rezervuar.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button