Duhet të ishin në Champions, arrestohen për vjedhje dy gjyqtarët

Share

Arrestohen për vjedhje dy gjyqtarët që do të gjykonin sot në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, ishin në gjendje të dehur.

Dyshja e gjyqtarëve, që ishin parashikuar të ishin në VAR në ndeshjen Dinamo Kiev-Rangers, Bartosz Frankovski dhe Tomasz Musial, u ndalën në gjendje të dehur nga një patrullë policie në Lublin të Polonisë.

Ata kishin vjedhur dhe një tabelë rrugore. Sigurisht që emrat e tyre janë zëvendësuar përsa i përket sfidës në Champions.

Problemet për dy gjyqtarët sapo kanë nisur, akuzohen për prishje të infrastrukturës rrugore, vodhën një tabelë me sinjalistikën përkatëse.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button