fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Drejtori mediatik i Berishës kundër Tritan Shehut: Duhet të kishte varur xhaketën, të ishte tërhequr me nder nga politika

Share

Kryezëdhënësi i Sali Berishës, Alfred Lela, ka sulmuar ashpër Tritan Shehun.

Ai tha se riemërimi i Tritan Shehut si drejtues politik në qarkun e Gjirokastrës është i pavend.

Sipas tij, Shehu duhet të ishte tërhequr dhe të kishte dorëzuar stafetën duke e lënë në dorë të emrave të rinj drejtimin e këtij qarku.

“Unë do të preferoja që zoti Shehu, me gjithë respektin që kam për të, ta kishte varur xhaketën e kontributit politik në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe duke e ditur edhe ku është dhe si është partia dhe realiteti politik në Gjirokastër dhe përtej të kishte thënë; unë i kam marrë dhe dhënë PD-sw, duhet të jenë personazhe të tjerë që duhet të vijnë.

Ta kishte dorëzuar me nder stafetën, xhaketën, kontributin politik”, tha Lela.


Huazuar nga skaproblem.al

Back to top button