Dibër të MadhePërditshmëriPersonalitete

Dr.Argëtim Fida i Dibrës

Share
Ne Dibër të Madhe ka shumë intelektualë në fusha të ndryshme. Në fushën e mjeksisë është dhe Dr.Argëtim Fida. Argëtimi ka lindur në Dibër të Madhe, djali i Munir Fidës, të ish profesorit dhe historianit të admirushëm nga të gjithë ne. Munir Fida e ka realizuar misionin e tij në hapësirën shqiptare në Dibër të Madhe për sa i përket angazhimit për çështjen kombëtare shqiptare.
Argëtim Fida mësimet i mbaroi ne gjimnazin në Dibër. Ka mbaruar Fakultetin e Mjeksisë në Prishtinë Mjeksinë e Përgjithëshme. Specializimet masterin i ka mbaruar me suksesiv në Shkup, në Fakultetin e Mjeksisë specializohet për gjinokollogji obstetikë. Ka doktoruar në Universitetin e Mjeksisë Tiranë për gjinokollogji obstetikë. Ka dhënë mësim si pedagog në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Nga viti 2010-2022 ka ligjeruar me studentët për Obstetikën. Aktualisht zotëron Klinikën private në Dibër të Madhe, për gjinokollogji obstetikë. Ndjek trajnimet shkencore mjeksore në të gjitha kongreset që mbahen si brenda dhe jashtë vendit. Argëtimi ka qenë dhe është aktivist shoqëror i dalluar që në rininë e tij të herëshme e në vazhdim. Ka ndjekur aksionin për pajtimin e gjaçeve me legjendën Anton Çetën. Argëtimi ka qenë kryesues në Dibër, aksionin në Kosovë. Ka qenë themelues me profesor Femi Aganin i organizatës rinore studentore Bashkimi i Rinisë Demokratike që funksiononte në Maqedoni. Ka marë pjesë në Partitë Shqiptare të krijuar në Maqedoni në kohën e hapjes së pluralizmit.
Në vitin 2002-2015 ka qenë Kryetar i degës të Partisë Bashkimi Demokratik për Intergrim për 12 vjet. Ka qenë i angazhur familjarisht për sistemimin e të zhvendosurve nga Kosova në kohën e eksodit, ku familja e tij strehoj 40 persona, si familje ka marë pjesë në dërgimin e vullnetarëve në Shqipëri për në U.Ç.K..
Argëtimi është zgjedhur Kryetar Komune në Dibër me forcën politike të Bashkimit Demokratik për Intergrim për një periudhë dy mandatesh. Kur Argëtimi ka drejtuar Dibrën ka qenë i suksesëshëm në menaxhimin dhe drejtimin e Komunës në shumë dimensionalitetin e saj shumëplamësh.
Ka dhënë kontribut në zhvillimin e artit dhe të kulturës në Dibër.
Realizoi për televizionin shqiptar dokumentarin Dibra dhe Skënderbeu me skenar dhe regji të Aqif Ademit. Realizoi festivalin e teatrit në gjuhën shqipe. Argëtimi është dhe këshilltar për Kryetarët e rinj të zgjedhurit e popullit. Argëtim Fida e ka pasuruar historinë arkivën e dibranëve të shquar në vite, për sa i përket të qenurit doktor gjinokollog obstetikë, dhe si intelektual i mirfilltë, si aktivist shoqëror.
Ai ndërmjet punës intelektuale profesionale ka krijuar emërin dhe historinë e tij. Ai është vlerë e shtuar në atë qytet historikë. Ka vizituar shumë vende të botës duke sjellur përvoja të përparuara në konpleksitet. Ai është faktor pozitiviteti dhe ndriçues i civilizimit dhe qytetarisë dibrane shqiptare. Panvarësisht padrejtësive shekullore që i është bërë Dibrës së ndarë. Ai ka treguar patriotizëm të vazhdueshëm në rrjedhë të ngjarjeve historike jetësore që ka kaluar kauza e trojeve shqiptare të ku do ndodhura.
Dr. Argëtim Fidën e shoqëron sinqeriteti, korektësia dhe vizioni për të ardhmen. Ruan me fanatizëm normat vlerat dhe zakonet dibrane, ku gjithmonë kanë qenë frymëzim për të gjithë ne shqiptarët në etapa të ndryshme historike.
Zotëri
Një shkrim për dr. Argëtim Fida marë nga libri i autorit Aqif Ademi “ME DIBRANËT E SHQUAR NDËR VITE”
Autor i këtij përshkrimi Aqif Ademi
Back to top button