Aktualitet dhe Lajme

Dosja “5D”/ GJKKO shtyn seancën ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, zbulohet arsyeja

Share

Këtë të premte, Gjykata e Posaçme, ka shtyrë seancën gjyqësore “5D”, ndërsa shkak është bërë mungesa e një prej të pandehurve, taulant Tushe.

Sipas raportimeve të pandehurit e kësaj dosje, drejtues në Bashkinë e Tiranës, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, por mungesa e Tushes u bë pengesë për vendimmarrjen e togave të zeza.

Gjykata e Posaçme ka shtyrë senacën e kësaj të premteje ndaj ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë, Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Shkak është bërë mos prezenca e Taulant Tushës për të cilën gjykata kërkon një deklarim të tij nëse do të gjykohet me gjykim të shkurtuar, apo do të vijojë me gjykim të zakonshëm.

Trupa gjykuese e përbërë nga Elsa Ulliri, pyeti të gjithë përsonat e përfshirë ku të gjithë i kërkuan gjykimin e shkurtuar.

Nëse pranohet kërkesa e tyre në fund të procesit gjyqësor, dënimi i tyre zbret në 1/3e dënimit.

Drejtorët bashkiakë: Redi Molla, Taulant Tusha e Mariglen Qato, si dhe Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Jaku dhe Nestor Muhametllari akuzohen për veprat penale korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button