Aktualitet dhe Lajme

Dortmund tregon forcën në gjysmëfinalen e parë, PSG largohet me humbje nga Gjermania

Share

Borussia Dortmund fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Paris Saint-Germain me rezultatin 1-0.

Në Signa Iduna Park, vendasve iu mjaftua një gol i sulmuesit Gullkrug në pjesën e parë.

Verdhezinjtë zhbllokuan sfidën në minutën e 35 me anë të sulmuesit Fullkrug, i cili nuk fali përballë portierit Donnarumma.

Në fraksionin e dytë, miqtë tentuan me ngulm golin e barazimit teksa Mbappe dhe Hakimi u ndalën nga shtylla.

Nga ana tjetër, edhe gjermanët patën shanset për golin e dytë, por pa ia dalë me sukses.

Në këtë formë, llogaritë e kualifikimit mbeten të hapura, megjithatë në Francë, Borussia Dortmund niset e avantazhuar me francezët që do të tentojnë përmbysjen.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button