“Do tërhiqem”, Donald Trump i “soset” durimi: Ukraina mund të shkatërrohet shumë shpejt

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Ukraina mund të “shkatërrohet shumë shpejt” përballë “makinerisë së madhe lufte” të Rusisë, duke shprehur dyshime mbi aftësinë e Kievit për të fituar luftën.
“Mendoj se po e shpëtoj atë komb. Mendoj se ai komb do të shtypet shumë shpejt. Është një makinë e madhe lufte. Mendoj se po i bëj një shërbim të madh Ukrainës. E besoj këtë”, tha ai.
Në një deklaratë që ka ngjallur reagime të forta në Europë dhe Ukrainë, Trump nënvizoi se situata kërkon një zgjidhje të shpejtë politike.
Ndërkohë, zëvendëspresidenti JD Vance konfirmoi më 28 prill se janë bërë përparime në negociatat e paqes, por shtoi se ende nuk ka garanci për një marrëveshje përfundimtare.
Administrata Trump ka sinjalizuar se mund të tërhiqet nga procesi i gjatë i negociatave, nëse nuk arrihet një rezultat konkret së shpejti.