“Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan”, si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e “Vis Korçarit”
Veç Arian Çapjas, grupi i Suel Çelës tpo planifikon të vrasë edhe Elvis Koçin alias Elvis Çaushllarin.
Vëllai i Suel Çelës, Mario Çela komunikon me anëtarin tjetër të bandës, Klaus Matishin, dhe i tregon se “bastardin” ku dyshohet se i referohet Elvis Koçit mund ta ekzekutojnë dhe nuk i shqetëson ai pasi e kanë të lehtë, por nuk do veprojnë një herë pasi Suel Çela ka në plan që të mbarojë me Ardjan Çapjan një herë.
Suel Çelës në komunikimet e aplikacionit Sky Ecc anëtarët e tjerë të grupit i referohen me pseudonimin “Deda”.
Mario Çela i dërgon mesazhet “…po presim diçka tjetër atë bastardin e kemi në tavë..do e marrim të gjall, atë ku**ën mos i gjinet as nam as nishan e kemi gati po la plan tjetër Deda…ka…se atë e kemi ne tav..po…dhe do e marrim si kec..po ka plan tjetër deda…ktë ku**en e kemi në tav… mrena ditës…sna duhet tashi ky..sa të maroi i pun Deda ky e ka mrapa…le të marri pak xhiro…po kjo ësht ideja…se si qen e vet kollaj atë…po pra ky di shum gjëra…përfundimi dihet mish për qen…”
Elvis Koçi, i cili njihet me nofkën nofkën “Vis Korçari” cilësohet si një person me rrezikshmëri të lartë.
Ai është konfliktuar me Migert Qosen më 25 nëntor të vitit 2020.
Ai është konfiltuar me Qosen, pasi ky i fundit nuk i hapi rrugë, ndërsa konflikti verbal nga makinat degradoi në fizik dhe në ërdorimin e armëve kundrejt njëri tjetrit.
Si pasojë Koçi u plagos lehtë dhe për t’i shpëtuar policisë tentoi të mjekohej tek Trauma në Tiranë, por u arrestua nga policia.
Koçi është emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.