Divorci i çiftit, gazetari i njohur bën deklaratën e fortë: Meta mund të ketë mësuar atë që Kryemadhi ka thënë brenda SPAK
Gazetari Ferdinand Dervishi është shprehur se SPAK është ‘çelësi’ për ndarjen e çiftit Meta-Kryemadhi.
Komentet Dervishi i bëri në një emision televiziv, ku tha se kreu i PL-së, Ilir Meta, mund të ketë mësuar atë që Monika Kryemadhi ka thënë brenda zyrave të SPAK kur është marrë në pyetje.
“E lexoj në tre deklarata të ndryshme. Meta thotë që vendimin për t’u ndarë nga Monika e bëra pasi Monika foli në SPAK. Kemi Monikën që thotë ndahem me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK. Pra kemi qasje të ndryshme nga mënyra sesi shohim SPAK. Pastaj kemi Metën që thotë se SPAK është një institucion kriminal. I bërtet sallës.
Do t’i ketë gjithë mbështetësit e vetë në ato mendime, në të njëjtën linjë. T’u diktojë inatin apo urrejtjen që ai ka ndaj SPAK, duke i shpëtuar një fjalë pastaj që thotë ‘i them mbështetësve të mi që ai që ka mendim ndryshe për SPAK është baxhellë’. Është shumë e rëndë po ta lidhim pastaj me këtë vendimin që tha ‘e kam marrë pasi Monika foli në SPAK’. Pra diçka fshihet në këtë pjesë. Pastaj ajo u ndamë për parti, etj, janë motive për ta veshur duke mos thënë shkakun e vërtetë të gjërave.
Unë mendoj se diçka ka ndodhur me Monikën në SPAK. Pastaj ka edhe diçka tjetër, që Meta ka thënë se çështjet financiare të familjes i mban Monika. Kushedi se çfarë bëhet ne SPAK. Monika mund të ketë thënë në SPAK, unë skam qenë as në qeveri, asgjë. Nuk është çudi që ajo të ketë mbajtur këtë linjë për veten e vetë. Dhe nuk është çudi që ky njeri të ketë mësuar diçka. Aty brenda mund të jetë çelësi”, tha Dervishi.