Aktualitet dhe Lajme

Dita e madhe në Liverpul/ Bileta më e lirë kushton 675 paund, pub-et përgatiten për orë të zgjatura

Share

Liverpuli po përgatitet për një ditë të madhe. Nëse të besuarit e Slot marrin vetëm një pikë përballë Totenhem atëherë ekipi i “Anfield Road” do të kurorëzohet për herën e 20-të kampion i Anglisë.

Ky triumf pritet që të festohet siç duhet kësaj here krahasuar me titullin e fituar në sezonin 2019-2020 kur Mersisajdi ishte gjysmë i bllokuar për shkak të regullave që shërbenin për parandalimin e përhapjes së “COVID-19”.

Sa i përket ditës së sotme i gjithë qyteti është bërë gati ndërsa tifozët me më shumë fat janë ata, të cilët kanë siguruar një biletë në stadium. Thuhet se në tregun e zi bileta më e lirë për një vend në “Anfield” ka kushuar plot 675 paund.

Për festë janë përgatitur edhe pub-et, të cilët ndodhen në rrugët që të çojnë në stadiumin “Anfield Road”. Sipas disa menaxherëve janë përgatitur për të qëndruar gjatë sot në punë…




Huazuar nga albeu.com

Back to top button