fbpx
PërditshmëriPersonalitetePeshkopi

Dibrani Aqif Ademi, një artist i lidhur ngushtësisht me vendlindjen

Share
Ka lindur në fshatin Burim të Maqellarës në Dibër.
Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme e mbaroi në Maqellarë. Aktivitetin artistik e ka filluar që në vitet e shkollës së mesme, ku ka luajtur dramën Kthesa, në rolin kryesor. Ka punuar disa vite si përgjegjës i shtëpive së kulturës në Majtarë dhe Allajbegi. Fitoi konkursin në Akademinë e Arteve në Tiranë
në vitin 1989. Mbaroi shkollën e lartë për Regji dhe fjalë artistike.
Punoi disa vite në TVSH, ka qenë regjizorë i shumë emisioneve kulturore historike. Në arkivën e TVSH ndodhen shumë dokumentarë televiziv që kanë autorësinë e tij,si skenarist Regjizor e folës. Ka realizuar 25 dokumentar televiziv, që janë transmetuar në televizionin shqiptar dhe në televizione private. Aktualisht për arsyje të tij personale eshte në profesion të lirë në krijimtarinë e tij ,si regjizor, aktor, shkrimtar, historian, redaktor, dhe moderator si në Shqipëri dhe në Maqedoni. Kam realizuar këta dokumentar
1-Said Najdeni figurë e shquar e Dibrës.
2-Patrioti i madh Vebi Dibra.
3-Dibra thesare të paprekura historike.
4-Kalaja e Sfetigradit.
5-Gryka e Vogël Shupenza.
6-Moj Gjoricë moj Kasaba.
7-Gjenerali Klark në shtëpinë e Turan Rusit në Amerikë.
8-Maqellara histori dhe shpresë.
9-Kastrioti i Dibrës.
10-Luznia e Peshkopisë.
11-Llixhat e Peshkopisë.
12-Dibra e Madhe.
13-Dibra dhe Skënderbeu.
14-Patrioti Haxhi Mehtuli.
15-Aqif Ramadani meteor i arsimit në Dibër të Madhe.
16-Me Ibrahim Egriun në Dibër të Madhe.
17-Kristaq Paspali tenor i parë i operës shqiptare.
18-Me Sinan Fishtën në Dibër të Madhe.
19-Primarius Dr. Josuf Vojnika.
20-Ivzi Dema në vite.
21-Shpend Hambari në Amerikë çmim ndërkombëtar,
22-Kalaja e Grezhdanit.
23-Fisi Xhafa në Kovashicë të Grykës Vogël.
24-Hoxhë Qerim Murati i Dibrës Madhe.
25-Llabonishta.
26-Struga
Ka realizuar portretet e shumë figurave patriotike ndërmjet rubrikës Kujtesë në TVSH.
Libri me i fundit eshte ME DIBRANËT E SHQUAR NDER VITE
KA SHKRUAR DISA LIBRA TË TJERË SI:
1-MAQELLARA HISTORI DHE SHPRESË.
2-AQIF RAMADANI LEGJENDA E QËNDRESËS DIBRANE.
3-ALLAJBEGIA E DIBRËS.
4-PËR DIBRËN E MADHE.
5-ME DIBRANËT NË VITE.
Ka qenë redaktor dhe ka bërë reçensat artistike të librave Kërçishti i Maqellarës, me autor Lefko Bogdani, dhe librit me poezi “Lulkuqja” të autores Xhuljeta Feraj.
Ka qenë dhe regjizor i vidjoklipeve të këngëve për Qerim Muratin, për Aqif Ramadanin, për Selim Rusin,
për Skënderbeun dhe këngës kosovare të kënduara nga Ali Sturçe, Qerim Sula, Zyber Paci.
Ka shkruar dhe poezi, për Haxhi Dautin në Amerikë, për aktoren Enkeleda Kosova në Romë, dhe poezi të tjera.
Me poezinë “Të dua Shqipëria” ime ka fituar dhe një çmim në Romë.
Poezia u interpretua nga aktorja shqiptaro-italiane Enkeleda Kosova me banim në Romë të Italisë.
Back to top button