Aktualitet dhe Lajme

Dhunimi i Mëngjesit/ Avokatët 3 ditë bojkot, 30 seanca në GJKKO dhe Apelin e Posaçëm nuk zhvillohen këtë javë

Share

Më shumë se 30 seanca nuk do të zhvillohen në gjykatën e Posaçme dhe atë të Apelit këtë javë. Shkak u bë nisja e bojkotit tre ditor të avokatëve në shenjë proteste ndaj pasigurisë së tyre.

Vetëm këtë të mërkurë (5 qershor) 14 seanca ishin paracaktuar për tu zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, 7 në Apelin e Posaçëm, 23 gjyqe nuk u zhvilluan në Gjykatën e Tiranës dhe 90 seanca ishin planifikuar të zhvilloheshin në Apelin e Përgjithshëm.

Përjashtim ka patur vetëm në seancat për masat e  sigurisë për të mos shkaktuar probleme me tejkalimin e afateve.

Kreu i dhomës së Avokatisë Maks Haxhia në mbledhjen e së martës shprehu qartë se avokatët të cilët do marrin pjesë në seancat gjyqësore, duke përjashtuar ato për masat e sigurisë, do cilësohet shkelje e rendë dhe do vihen në lëvizje Komiteti disiplinor, i cili do marrë masa deri në heqjen e licencës.

Vendimi për të bojkotuar seancat për 3 ditë erdhi pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi, i cili ndonëse ka kaluar një javë nga ngjarja e rëndë, është ende në rrezik për jetën./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button