Aktualitet dhe Lajme

Dhuna në Familjen Mbretërore, Gjykata Civile vendos urdhër mbrojtje për Lekën e Elian – Newsbomb Albania

Share

Prej ditës së djeshme, sherri në Pallatin Mbretëror mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias ka marrë vëmendjen e opinionit publik dhe mediave në vend.

Sot, një ditë pasi Princ Leka ka bërë kallëzimin në Komisariatin nr.1 në Tiranë, në Gjykatën Civile u mbajt seanca lidhur me 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë.

Burime për mediat bëjnë me dije nga brenda Gjykatës se është aprovuar kërkesa e Elia Zaharias dhe Princ Lekës, por jo për babain e saj, Gjergj Zaharia.

Nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe bashkëshorten e tij me të cilën ndodhet në proces divorci Elia Zaharia urdhërohet mbrojtja e menjëhershme.
Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m nga njëri-tjetri. Ndërsa një masë tjetër ështe se princ Leka duhet të takojë vajzën e tij geraldina vetëm nën prezencë të dados dhe jo të Elia Zaharias.

Në Gjykatën Civile sot janë paraqitur vetëm Gjergj dhe Elia Zaharia, ndërsa Princ Leka jo.

Leka nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokatii tij. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”, e gjithashtu po kryhen hetime edhe për daljen e pamjeve filmike që Leka Zogu ll ia vendosi në dispozicion policisë si provë materiale, por u publikuan kudo ne rrjet.

Lexo edhe: Dhuna në Oborrin Mbretëror, Prokuroria nis hetimet për dhunë në familje

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për veprën penale “Dhunë në Familje”  pas denoncimit të bërë dy ditë më parë nga Princ Leka. Ndërsa, sa i përket pamjeve të dhunës të shpërndara gjerësisht ditën e djeshme në media Prokuroria ka nisur verifikimet për të zbuluar burimin nga ku është publikuar video.

Theksohet se nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur.

Në lidhje me rastin në fjalë, është ngarkuar Agjensia e Mbikëqyrjes Policore për të kryer veprimet hetimore përkatëse.

Kujtojmë se Princ Leka Zogu depozitoi kallëzim në Policinë e Tiranës ku pretendonte se është dhunuar nga vjehrri i tij, Gjergj Zaharia dhe Elia Zaharia. Të njëjtën gjë bëri dy ditë parë edhe Elia, e cila denoncoi në Polici ish-partnerin e saj duke e akuzuar se ka ushtruar dhunë ndaj babait të saj, Gjergj Zaharia dhe vetë asaj.

Princi pretendon se ndaj tij është ushtruar dhunë dhe për këtë u paraqit në Komisariatin e Policisë Numër 1. Newsbomb.al soli më herët një pjesë të procesverbalit të mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore, ku Leka Zogu tregoi se si ka ndodhur ngjarja. Ndër të tjera, ai bëri me dije se kishte shkuar për të takuar vajzën e tij 3-vjeçare. Por, në oborr ka konstatuar një dollap të nxjerrë pa lejen e tij.

Për këtë ka kërkuar nga administratori i pallatit mbretëror që ta shoqëronte për të takuar vajzën, por dhe për të marrë shpjegime për ndryshimet e orendive shtëpiake në shtëpinë e tij.

Unë fillimisht jam takuar me shefin e administratës së oborrit, shtetasin S. M., të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.

Më pas i kam kërkuar atij të më shoqëronte deri te vajza ime e vogël, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babait të ish bashkëshortes, shtetasit Gjergj Zaharia. Në këto momente, unë e kam përqafuar vajzën dhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese dhe kërcënuese”, ka thënë fillimisht Leka Zogu.

Më tej ka treguar detajet e dhunës së ushtruar teksa shprehet: Reagimi im në këtë situatë ka qenë duke i kërkuar Gjergj Zaharisë që të mos shprehej ashtu në sytë e vajzës sime, duke më ofenduar dhe kërcënuar. I kam kërkuar të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën”, tha Princi.

Ndëesa, nga ana tjetër Elia Zaharia tha se çështja me Princ Lekën, me të cilin është në proces divorci, është tepër e vështirë, si për të dhe familjen e saj. Ajo përshkroi momentet kur gjeti Princin në shtëpi teksa po përpiqej të dhunonte babain e saj 73-vjeçar.

Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveç se u përpoqa ta ndaloj! Për çdo gjë gje po ndjek rrugën gjyqësore”, tha Elia Zaharia për Vizion Plus.

A ju ndihmoi ky artikull?

PoJo


Huazuar nga newsbomb.net

Back to top button