Aktualitet dhe Lajme

DETAJET/Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj nisin zyrtarisht procedurat e ndarjes! Gjykata i ktheu këngëtares kërkesën për divorc, por…Si arriti çifti deri në këtë pikë

Share

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj kanë nisur zyrtarisht procedurat e divorcit për t’i dhënë fund martesës edhe në mënyrë ligjore.

Ish-partnerja e Besit, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka paraqitur në gjykatë kërkesën për divorc, por ky institucion ia ka kthyer sërish pas.

Sipas Top Channel, mësohet se gjykata e ka kthyer kërkesën e këngëtares për divorc rreth fillimit të muajit maj, për çështje procedurale.

Por mesa duket Xhensila Myrtezaj është e vendosur për divorcin, pasi kërkesën e ka ridërguar sërish, rreth 10 ditë më parë.

Po ashtu edhe Bes Kallaku ka dorëzuar të njëjtën kërkesë nga ana e tij, ndërkohë ende nuk është caktuar një datë për seancë.

Dyshohet se martesa e tyre prej kohësh nuk funksionon më dhe se jetojnë në shtëpi të ndara, ndërsa kujtojmë se çifti i cili ka qenë bashkë prej shumë vitesh, janë prindër të dy fëmijëve.

I pari që foli në media për krisen e raportit ishte aktori Bes Kallaku i cili u shpreh se “me nusen jemi bërë si dy të huaj”.Pak kohë më parë ai publikoi edhe një këngë që e titulloi “Mosmirënjohje”, ku mes vargjesh, të shkruara prej tij, thuhej: nga mosmirënjohja ta ktheva shpinën… A do mbash mëkatet, a do bësh viktimën?

Ishin fansat e Kallakut që në komente vërshuan duke thënë se kjo këngë i dedikohej Xhensilës. Kjo e fundit zgjodhi që të reagonte në rrjetet sociale me vargjet e poezisë së mirënjohur “Në mundsh”.


Huazuar nga StartNews.

Back to top button