Aktualitet dhe Lajme

Detaje nga ngjarja në Tiranë, 24-vjeçari plagosi burrin e dehur se i ngacmoi të ëmën

Share

Detaje të reja kanë dalë mbi ngjarjen që ndodhi mesditën e sotme në zonën e Yzberishtit, ku mbeti i plagosur një 53-vjeçar.

Burime për mediat bëjnë me dije se i plagosuri i identifikuar si, Eduart Rrapi, u sulmua me thikë nga një 24-vjeçar. Konflikti mësohet të ketë nisur pasi ky i fundit dyshonte se 53-vjeçari i kishte ngacmuar nënën. Menjëherë pas krimit, i riu është arratisur dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Sakaq, policia është duke punuar për të bërë të mundur kapjen e autorit, i cili është akoma në arrati.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button