Aktualitet dhe Lajme

Dështoi në raundin e parë të balotazhit presidencial, kryeministri rumun jep dorëheqjen

Share

Kryeministri rumun, Marcel Ciolacu ka dhënë dorëheqjen dhe partia e tij Social Demokrate do të largohet nga qeveria pasi një kandidat nacionalist i krahut të djathtë fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

George Simion, një euroskeptik i cili ka premtuar se do ta vërë Rumaninë në vend të parë, fitoi 40.9% të votave të së dielës dhe pritet të fitojë një balotazh më 18 maj.

Ai do të përballet me kryetarin liberal të Bukureshtit, Nicuşor Dan, i cili mundi me një diferencë të ngushtë kandidatin e Social Demokratëve (PSD).

Ciolacu u tha mbështetësve të partisë se, meqenëse koalicioni nuk kishte arritur të përmbushte objektivin e tij dhe “nuk kishte besueshmëri pas votimit në Rumani, unë do të propozoj që PSD të largohet nga ky koalicion”.

Partia e tij kishte ardhur në pushtet vetëm në një koalicion pro-BE pas zgjedhjeve të 1 dhjetorit 2024, megjithëse partia e ekstremit të djathtë e George Simion së bashku me dy grupime të tjera kishin tërhequr një të tretën e votave.

Fitorja e Simionit u nxit kryesisht nga zhgënjimi popullor për anulimin e zgjedhjeve presidenciale në fund të vitit të kaluar. Suksesi i tij i mundshëm më 18 maj pritet me nervozizëm në kryeqytetet evropiane, si dhe në Kiev. Ai ka thënë se dëshiron një BE me kombe të forta dhe sovrane.

Ciolacu pritet tani t’ia paraqesë dorëheqjen e tij presidentit të përkohshëm Ilie Bolojan, i cili më pas do të emërojë një kryeministër të përkohshëm.

Vetë Bolojani mori rolin e presidentit të përkohshëm shkurtin e kaluar për shkak të skandalit që rrethonte anulimin e votimit presidencial.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button