Aktualitet dhe Lajme

Desh vdiqëm/ Bes Kallaku rrëfen eksperiencën e tmerrshme, çfarë i ka ndodhur (VIDEO)

Share

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, aktori i njohur i humorit Bes Kallaku, ndau shqetësimin e tij lidhur me kushtet jo të mira të linjës së avionit Milano-Rinas.

Në video Besi shfaqet brenda një avionic, ku në sfond dëgjohen të qara fëmijësh dhe zëra njerëzish të revoltuar.

Aktori u shpreh se i kishin mbyllur brenda në avion prej një ore dhe pa kondicioner. I djersitur aktori i humorit shprehet: “Është një tmerr, sikur të kemi dalë nga deti ose dushi, tmerr fëmijët janë bërë qull”.

Më tej, me një video tjetër Besi tregon se stafi i hapi dyert dhe nxori pasagjerët jashtë në pistë. Në sfond dëgjohet duke bërtitur një person i stafit të linjës ajrore “Georgian Wings”.

“Na nxorrën të marrim frymë, ai tjetri bërtet se i thonë pse nxore njerëzit në pistë. Kush do rezistonte aty”?- tha Besi.

Besi e mbylli me një video nga autobusi ku pasagjerët u dërguan pas disa orësh vuajtje në të nxehtë, për të qëndruar me ajër të kondicionuar.

“Situatë kaotike dhe trajtim çnjerëzor për shqiptarët”, shkruan Kallaku.

 




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button