Aktualitet dhe Lajme

Dënohet me 3 vite burgim shqiptari që tregtonte drogë në Zvicër

Share

Një shqiptar është dënuar me tre vite burgim në Zvicër, pasi akuzohet për tregti të lëndëve narkotike.

Mediat zviceriane bëjnë me dije se shqiptari kishte hyrë ne vend në vitin 2022 për të shitur drogë.

“Sipas aktgjykimit të Gjykatës zviceriane shqiptari shkoi qëllimisht në Zvicër për të shitur drogë. Pas mbërritjes në Zvicër, ai u njoh në ditët e para me tregtarët e drogës dhe zonat ku shitej lënda narkotike nga një shqiptar”, shkruajnë mediat vendase.

Shqiptari arriti të shiste në total 800 gram kokainë dhe pothuajse 200 gram heroinë në Zvicër deri sa u arrestua.

Gjatë trafikimit të drogës ai arriti të siguronte rreth 95.000 franga zviceriane./albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button