Aktualitet dhe Lajme

Debutoi në “Royal Opera House” në krah të Mbretit Charles, Rama: Ermonela Jaho mahniti publikun e Londrës

Share

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar sopranon shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho,e cila ka debutuar në Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho debutoi në “Royal Opera House” (Shtëpinë e Operas Mbretërore), ndërsa shoqërohej nga mbreti Charles III.

“Ermonela Jaho në krah të Mbretit Charles, pasi mahniti publikun e Londrës në shfaqjen për nder të Sir Antonio-s, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor i Shtëpisë së Operës Mbretërore”, shkroi Rama në Facebook.

Emonela Jaho performoi në skenë në nder të Sir Antonio-s, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor në Shtëpinë e Operës Mbretërore.

Jaho, të ftuarit e tjerë dhe orkestra performuan ariet dhe muzikën që përcaktuan kohën e Sir Antonios si drejtor muzikor, duke përfshirë karrierën e tij 22-vjeçare. Për të respektuar artisten, në skenë është ngjitur edhe mbreti Charles III.

Mes zërit të fuqishëm, Jaho ka shkëlqyer edhe me pamjen e saj elegante dhe plot klas.

“Një natë shumë e veçantë Royal Opera House, për të treguar nderimet e mia së bashku me kolegët dhe madhërinë e tij mbretin Charles, për maestron tonë të dashur Toni Papanno”, – shkruan Jaho.

Charles është shumë i afërt me Pappanon, i cili shërbeu si dirigjent në Kurorëzimin e Mbretit vitin e kaluar.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button