fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Dalina Buzi ironizon Ilnisën: E quan dhunti që ka fëmijë

Share

Egla dhe Ilnisa kanë zhvilluar një debat delikat së fundmi ku kjo e fundit iu drejtua aktores duke i thënë: “S’ta ka dhënë Zoti mundësinë të kesh fëmijë”.

Reagimi i saj ka marr shumë kritika ku një prej atyre që komentoi sjelljen e ashpër të gazetares ishte Dalina Buzi, e cila vitin e kaluar ka qenë një komentuese e rregullt e Big Brother.

Në reagimin e saj, Dalina ironizon qëndrimin e Ilnisës, duke kujtuar se të sjellësh në jetë një fëmijë nuk është arritje, e për më tepër ka shumë nëna të papërgjegjshme atje jashtë.

“Për mua nuk ka sens që ti të mburresh për një gjë që nuk është ndonjë arritje e madhe sepse nuk është e jashtëzakonshme të kesh fëmijë. Nuk është arritje se hape këmbët dhe bëre fëmijë. Arritje është ca zgjedhje bën në jetë, si ja del në kohë të vështira etj. Ç’janë këto shprehje ‘Të ka lënë Zoti kastile pa fëmijë’. Po sa idiotë e të paaftë ka me fëmijë. Po kjo Ilnisa, 30 e ca vjeç, gazetare, mes Tiranës, ç’i ka këto lloj argumentash. E quan dhunti që ka fëmijë dhe atë tjetrën e ka lënë Zoti pa fëmijë. Është shumë budallallëk! Të mburresh se hape këmbët dhe bëre fëmijë!”, tha Dalina.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button