Çun Lajçi shkrim prekës kushtuar Pirro Manit: E di se po ta prishi qetësinë e amshimit

Share

Aktori i njohur nga Kosova, Çun Lajçi, i ka kushtuar një shkrim prekës Pirro Manit. Ai përmes një mesazhi kërkon ndjesë që po i prish qetësinë Pirro Manit.

SHKRIMI

(Kujtesë e vonueme)

Pirro!

E di se po ta prishi qetësinë e amshimit. Por tue ditë se ti s’ke përtua me mbledhë eshtna e eshtna ushtarësh italian, në dy shfaqjet tue brilante, s’po hezitoj me ti lëkundë edhe ty kockat, ndaj po t’shkruaj!

Sot, rastësisht kalova kah hoteli i viteve ’70-ta, ku ti bane gjumë me nji skenograf që s’të ndahej, me sa ndahej hija jote nga shtati! Ti e dije pse! Pak e dita edhe unë por s’të pyesja!

Atëherë quhej Bozhur dhe kishte kalorës me përkrenare e shtiza t’gjata, n’ballinën kah Korzoja! Do koka kuajsh rrinin n’ballinën e hotelit n’za!

Nji mollë e bleva n’dyqanin e pemëve. Shitësi ofshani kur ma pagoi! – ah skamje e madhe t’paska fshi përpara more artist, m’tha!

Nuk me kuptoi. Ishte gjeneratë e re veç nuk me shiqoi me synin e mirë!

Zbrita ish rrugicës me kalldërm dhe u ndala para hotelit ku flije ti!
Kokën e çova te kati i dytë. Ti rrishe n’ballkon me Gim Zajmin tue pi duhan!

– O artist thërrisje atëherë me zanin bas! A po t’shijon molla?

Boll besa e burrave t’përgjigjesha!

– Kur t’plakem e ti shkruej memoret e mia, diku aty do t’jenë këta rreshta; – çdo mëngjes kalonte kah Hotel Bozhuri nji artist i ri, i ardhun nga Rugova, tue kafshua mollë e tue fishkëllua!

Tu rritë nera Gjeneral bërtisja nga rruga me kalldërm dhe vazhdoja për n’teatër!

Mos mu hatro që shkrova, se ishe regjizori i “Gjeneralit t’ushtrisë së vdekur” kurse unë isha asistenti yt!

Por ti ike n’amshim pa m’tregua për memorjet!

Unë sot memorje koti shkrova!




Huazuar nga Albeu.com

Reklama

Related Articles

Back to top button